Bashkëshortja e Rexhep Selimit: Avokati u largua për shkaqe shëndetësore nga ekipi mbrojtës në Hagë

19.02.2024

Deputetja Shqipe Mehmeti-Selimi, gruaja e Rexhep Selimit, ka reaguar për avokatin David Young që është larguar nga ekipi mbrojtës i ish-komandanti të UÇK-së për procesin gjyqësor në Gjykatën Speciale në Hagë.

Bashkëshortja e Rexhep Selimit: Avokati u largua për shkaqe shëndetësore nga ekipi mbrojtës në Hagë Foto: Ilustrim

Ajo ka thënë se kjo nuk ka të bëjë me çështje financiare, por shëndetësore.

“Një gjë e tillë është e vërtetë, por nuk ka të bëjë asgjë me çështje financiare, por me çështje shëndetësore të avokatit David Young. Ekipi i Rexhep Selimit vazhdon punën si gjithmonë, të përkushtuar ndaj të drejtës dhe fitores”.

“E falënderoj avokatin Young për punën e palodhshme në mbrojtje të Rexhës”, ka shkruar Mehmeti-Selimi në rrjetin social Facebook.