15.08.2019, 10:59

Bashkë me kapacitetet prodhuese vendore, rriten edhe çmimet

Taksa 100 për qind e vendosur nga Qeveria e Kosovës nëntë muaj më parë për produktet me origjinë nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina ka ndaluar pothuajse në tërësi eksportin e këtyre dy vendeve në Kosovë.

Të dhënat e Doganës së Kosovës flasin për një eksport minimal të produkteve të këtyre dy shteteve në Kosovë.

Zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci, thotë për Radion Evropa e Lirë se për nëntë muaj eksporti i produkteve të këtyre dy vendeve në Kosovë ka qenë 11 milionë euro, derisa para vendosjes së taksës vetëm për një ditë eksporti nga këto dy vende ka qenë mbi 1.4 milion euro.

LEXO EDHE:  SBASHK-u paralajmëron grevë të përgjithshmenë shtator nëse mbyllen shkollat në Kamenicë

“Të dhënat e Doganës tregojnë se kemi një rënie të theksuar të importit nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina. Nga Bosnja e Hercegovina rënia e eksportit është 98 për qind, ndërsa nga Serbia është rreth 97 për qind, kjo mund të quhet ndalje komplet e importit, krahasuar me vlerën që ka qenë para vendosjes së taksës”, thotë Stavileci.

Vendosja e kësaj takse nga përfaqësues të bizneseve thuhet të ketë pasur një ndikim pozitiv në industrinë prodhuese, pasi që disa nga këto produkte që vinin nga këto dy shtete, në veçanti nga Serbia, u zëvendësuan me produktet vendore.

N.T.P.SH “HALITI” gjiganti i ndërtimit në Suharekë

Të investosh në të ardhmen është gjëja më e duhur që çdo person do duhej ta ketë parasysh në secilin hap të jetës. E ardhmja është edhe më e sigurt nëse zgjedh rrugën dhe partnerin e duhur!

Përveç që janë rritur kapacitetet e prodhuesve vendorë, në Kosovë janë rritur edhe çmimet./REL/