Hoxha më herët ka shërbyer si Zyrtar i Lartë për Marrëdhëniet Shumëpalëshe në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ku ka mbuluar marrëdhëniet me vendet e Azisë dhe Oqeanisë.
Në kuadër të angazhimit të tij të ri diplomatik, Hoxha po intensifikon edhe mësimin e gjuhës polake, ndërsa shprehet i lumtur që i është bashkuar ekipit të Kosovës në Varshavë.
Në këtë pozitë, ai do të angazhohet në mbështetjen e forcimit të mëtejshëm të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Polonisë, si dhe në shërbimin ndaj qytetarëve të Kosovës që jetojnë në Poloni.
Konsullata e Përgjithshme e Kosovës në Varshavë i ka uruar mirëseardhje Konsullit të ri, duke i dëshiruar sukses në misionin e tij diplomatik. 🇽🇰🇵🇱