Bankat në Kosovë thyejnë rekordin, 90.1 milionë € fitime neto për 9 muaj
Bankat komerciale në vendin tonë kanë arritur deri në 90.1 milionë euro fitime të pastra. E si duket për bankat komerciale do të jetë ky vit ku do të arrijnë fitimet më të lartë gjatë dy dekadave të fundit. Ndonëse që kur u paraqiten rastet e para të infektimeve me COVID-19 shumë biznese po i […]
Bankat komerciale në vendin tonë kanë arritur deri në 90.1 milionë euro fitime të pastra.
E si duket për bankat komerciale do të jetë ky vit ku do të arrijnë fitimet më të lartë gjatë dy dekadave të fundit.
Ndonëse që kur u paraqiten rastet e para të infektimeve me COVID-19 shumë biznese po i vujanë pasojat e kësaj pandemia, për sektorin financiar po ndodhë e kundërta, ku edhe hyjnë bankat komerciale, institucionet mikrofinanciare, kompanitë e sigurimeve dhe fondet pensionale.
Sipas raporteve të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) për 32.9 milionë euro këtë vit janë rritur fitimet e pastra të bankave komerciale, kjo krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Këto institucionet kanë raportuar fitime prej 57.2 milionë euro gjatë vitit të kaluar, ndërkaq në periudhën janar – shtator të kë tij viti kanë raportuar 90.1 milionë euro fitime neto.
Edhe sektori i institucioneve mikrofinanciare është karakterizuar me rritje të jashtëzakonshme të fitimeve në periudhën kohore prej muajit janar e deri në muajin shtator të 2021’s.
Ky sektor i lartpërmenduar ka arrritur fitime të pastra prej 10.5 milionë euro, ndërsa gjatë vitit të kaluar kishte raportuar humbje prej 2.7 milionë eurove.
Ndryshe, edhe kompanitë e sigurimeve kanë rritur fitimet e pastra përgjatë këtij viti, ku në periudhën janar – shtator kanë raportuar 5.9 milionë euro fitime të pastra, ndërsa gjatë vitit të kaluar kishin 1 milionë euro fitime më pak.