Bankat kosovare 107 milionë euro fitim të pastër për 11 muaj

10.01.2022

Në periudhën janar-nëntor të vitit që lamë pas, në raportin e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) thuhet se të hyrat e bankave ishin 292,5 milionë euro. Ndërkaq, përsa i përket shpenzimeve totale, është 184,9 milionë euro, ndërsa fitimi i pastër net është 107.5 milionë euro. Kurse në periudhën e njëjtit kohore të vitit paraprak ishte […]

Bankat kosovare 107 milionë euro fitim të pastër për 11 muaj Foto: SuharekaOnline

Në periudhën janar-nëntor të vitit që lamë pas, në raportin e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) thuhet se të hyrat e bankave ishin 292,5 milionë euro.

Ndërkaq, përsa i përket shpenzimeve totale, është 184,9 milionë euro, ndërsa fitimi i pastër net është 107.5 milionë euro.

Kurse në periudhën e njëjtit kohore të vitit paraprak ishte dukshëm më i ulët, rreth 70,8 milionë euro.

Përveç bankave komerciale që operojnë në vendin tonë, fitim rekord gjatë kësaj periudhe janar-nëntor kishin dhe Institucionet Mikrofinanciare.

Sipas Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), fitimi i pastër i Institucioneve Mikrofinanciare për vetëm njëmbëdhjetë (11) muaj ishte 12.9 milionë euro.

Ndërkaq, në vitin paraparak këto Institucione Mikrofinanciare e kishin mbyllur vitin me 1,1 milionë euro humbje.

Pas Institucioneve Mikrofinanciare, me fitim milionësh e kishin mbyllur vitin edhe kompanitë e sigurimeve, ku këto kompani që operojnë në Kosovë gjatë periudhës janar-nëntor 2021 e përmbyllën me 5,9 milionë euro fitim.

Ndryshe, kompanitë e sigurimeve gjatë periudhës së njëjtë kohore gjatë vitit paraprak kishin regjistruar profit prej 4,9 milionë eurove.