Lajme

Banka Qendrore e Kosovës jep një lajm të mirë për ata që shfrytëzojnë kartelat për pagesa

Ilustrim

Banka Qendrore e Kosovës (BQK) përmes një rregullore të nxjerrë klientëve të bankave u mundëson që t’i bëjnë pagesat përmes terminaleve POS, por pa kosto shtesë.

Bordi i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës me datën 26 dhjetor të vitit 2019 i ka miratuar amandamentimet e “Rregullores për Instrumentet e Pagesave Elekteronike”, ku pritet të hyjnë në fuqi nga data 1 shkurt të vitit aktual.

Me anë të këtyre ndryshimeve klientët e bankave mund t’i përdorin kartelat e tyre për kryerjen e pagesave për blerjen e mallrave dhe shërbimeve, përmes të gjitha terminaleve POS pa marr parasysh se cilës bankë i përkasin, pa aplikim të kostove shtesë.

“Prandaj, me anë të këtij njoftimi i inkurajojmë të gjithë qytetarët të përdorin kartelat e tyre për pagesë, si mjete të sigurta pagese pa ndonjë kosto shtesë”, thuhet në njoftimin e BQK’së.

Këto ndryshime janë të bazuara në praktikat dhe standardet e BE-së, të cilat kanë për qëllim rritjen e përdorimit të kartelave dhe instrumenteve tjera të pagesave elektronike, si shërbime më efikase me kosto më të ulët për ofruesit dhe përdoruesit e shërbimeve të pagesave.