Ballkani transferon sulmuesin Bernard Karrica

06.09.2023

Bernard Karrica është transferimi më i ri i Ballkanit të Suharekës. Kampioni në fuqi i Kosovës ka transferuar sulmuesin e talentuar nga skuadra kroate Rijeka. Karrica e ka nisur karrierën te Gjakova, derisa ka bërë karrierë edhe te akademia e Dinamo Zagrebit si dhe në Slloveni si i huazuar nga Rijeka. 22-vjeçari luan në rolin […]

Ballkani transferon sulmuesin Bernard Karrica Foto: Ilustrim

Bernard Karrica është transferimi më i ri i Ballkanit të Suharekës.

Kampioni në fuqi i Kosovës ka transferuar sulmuesin e talentuar nga skuadra kroate Rijeka.

Karrica e ka nisur karrierën te Gjakova, derisa ka bërë karrierë edhe te akademia e Dinamo Zagrebit si dhe në Slloveni si i huazuar nga Rijeka.

22-vjeçari luan në rolin e sulmuesit anësorë derisa ka qenë edhe pjesë e Kombëtares së Shqipërisë U21.

Njoftimi i plotë nga FC Ballkani:

E prezantojmë edhe një armë të fortë në pjesën ofensive 

Me kënaqësi njoftojmë të gjithë dashamirët tanë se skuadrës kampione i bashkohet edhe Bernard Karrica.

22 vjeçari që ishte pjesë edhe e shpresave të Kombëtarës së Shqipërisë (U-21), ka luajtur për disa skuadra të Kroacisë, përfshirë Rijekan dhe Dinamo Zagrebin.

Klubi i dëshiron Karricës suksese në arritjen e objektivave tona të përbashkëta.