Suharekë: Dita e fëmijëve, sot përurohen punimet e çerdhës së qytetit dhe hapet një park i ri

Ju ftojmë që më 1 Qershor 2019, e shtunë, do të përurohen punimet e renovimit të Çerdhës së Qytetit “Fluturat” në Suharkë, që nuk është prekuar nga asnjë renovim për afro 40 vite nga ekzistenca dhe është në gjendje të rëndë.

Këto punime fillojnë më 1 Qershor si shkas i Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve.

Takimi do të fillojë në oborrin e Komunës së Suharekës dhe më pas vazhdohet deri tek Çerdhja e Qytetit (edhe për shkak të lokacionit jo lehtë për t’u gjetur).

Përpos këtij përurimi, do të hapet edhe një park i ri për fëmijë që është rregulluar nga fillimi për fëmijët si dhuratë për këtë 1 Qershor.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.