Bali Muharremaj vlerësohet si pjesërisht transparentë

Zyra e Kryetarit të Komunës është vlerësuar me 18 pikë nga 30 pikë sa është maksimalja e pikëve në këtë shtyllë. Ekzekutivi i Komunës është vlerësuar plotësisht transparent në vetëm 5 (pesë) indikatorë, në 8 (tetë) indikatorë është vlerësuar pjesërisht transparent dhe 2 (dy) indikatorë është vlerësuar si plotësisht jo transparentë.

Publikimi i detajeve biografike të Kryetarit dhe drejtorëve të drejtorive komunale, kthimi në kohë i përgjigjeve në kërkesat për qasje në dokumente publike, publikimi i vendimeve të Kryetarit në ueb faqen e komunës si dhe praktika e takimit të qytetarëve (vizita javore) me kryetarin e komunës dhe publikimi i informacioneve mbi këto takime janë pesë nga indikatorët që janë vlerësuar si tërësisht transparente gjatë vitit 2018.

Në 8 (tetë) indikatorë tjerë në këtë shtyllë, komuna e Suharekës është vlerësuar si pjesërisht transparente gjatë vitit 2018.

Mungesa e informatave të plota mbi çështjet që ndërlidhen me integrime në BE dhe ndikimi i procesit në nivel komunal, mungesa e informatave të plota mbi publikimin e informatave në krejt procesin e rekrutimit të stafit, mungesa e informatave të plota mbi publikimin e data-bazës lidhur me numrin e kërkesave për qasje në dokumente publike dhe trajtimi i tyre, mos publikimi i Planit Zhvillimor Komunal (PZHK), mos publikimi i raportit gjashtë mujor të punës në ueb faqen e komunës ( është publikuar vetëm raporti 100 ditësh të punës së kryetarit), mungesa e realizimit të raportimit të kryetarit në kuvendin e komunës për periudhën gjashtë mujore (raportimi i punës vetëm për 100 ditëshin e punës së qeverisë) si dhe mungesa e respektimit të plotë të legjislacionit në përdorimin e gjuhëve zyrtare në nivel lokal, janë indikatorët që janë vlerësuar si pjesërisht transparentë në këtë shtyllë.

Nga 15 indikatorët që ka kjo shtyllë, në 2 indikatorë vlerësues komuna e Suharekës ka qenë plotësisht jo transparente gjatë vitit 2018. Mungesa e pasqyrimit të Planit të punës së Kryetarit/ res në ueb faqen e komunës, mungesa e hartimit të Rregullores për ngacmimet seksuale janë indikatorët e vlerësuar si plotësisht jo transparent gjatë vitit 2018.

RAPORTO