Bali Muharremaj “thumbon” Sali Asllanajn!

Rruga Suharekë-Prizren e filluar në mandatin e ish-kryetarit Sali Asllanaj konkretisht pjesa e Shirokës do të mbahet mend për shumë kohë, dhe atë jo për të mirë.

Nga ndërtimi i kësaj rruge, punimet e së cilës zgjatën pothuajse 3 vite ishin vitet më të dëmshme të banorëve të fshatit Shirokë, bizneseve që operojnë në këtë pjesë dhe qytetarëve që frekuentonin këtë rrugë. Ndërtimi i rrugës Suharekë – Prizren kishte lënë pa ujë të pijes banorët e Shirokës.

Përmes një postimi të një video në faqen e tij në Facebook ku shihen pamjet se si dukej fshati Shirokë gjatë mandatit të Sali Asllanajt dhe punimet që janë bërë në qeverisjen Muharremaj ai ka shkruar se “Ngecjet i takojnë të kaluarës”.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.