Herolind Bytyçi
07.04.2019, 14:26

Së bashku me Blerim Kuçin edhe Bali Muharremaj shkon në Hagë

Gjykata Speciale ka dërguar më shumë se 100 ftesa në Kosovë, teksa edhe deputeti i AAK-së, Blerim Kuçi, ka udhëtuar sot për në Hagë.

Ish-kryetari i Komunës së Suharekës tash deputet nga radhët e AAK-së, Blerim Kuçi është i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale.

I shoqëruar nga kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj dhe avokati i tij, Artan Qerkini Kuçi sot ka udhëtuar për në Hagë.

Kryetari Muharremaj ka njoftuar se jam edhe unë që të udhëtojë bashkë, siç ishim gjithmonë si në luftë dhe paqe, për ta mbrojtur të drejtën dhe dinjitetin e luftës së UÇK-së.

Për ta përcjellur dhe për ti dhënë përkrahje, sot ishin bashkëluftëtarët dhe qytetarët e Therandës, ngase besojnë se ai është me të drejtën dhe do të mbetet i pathyeshëm në kauzën tonë për Liri.

Nga ky proces Blerim Kuçi do të kthehet fitimtar dhe me dinjitet, ashtu sikurse në luftë çlirimtar dhe i guximshëm.