Bali Muharremaj pas përfitimit të 100 mijë eurove synon edhe një grant!

12.02.2019

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi dhe Përfaqsuesja e GIZ-it, Alexandra  Linden, kanë nënshkruar sot së bashku Memorandumin e  Mirëkuptimit për Grantin e përformances për mjedis të pastër. Sipas këtij Memorandumi, Komuna  për të qenë përfituese e Grantit duhet që fillimisht ti plotësoj tri kritere  minimale. […]

Bali Muharremaj pas përfitimit të 100 mijë eurove synon edhe një grant! Foto: Ilustrim

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi dhe Përfaqsuesja e GIZ-it, Alexandra  Linden, kanë nënshkruar sot së bashku Memorandumin e  Mirëkuptimit për Grantin e përformances për mjedis të pastër.

Sipas këtij Memorandumi, Komuna  për të qenë përfituese e Grantit duhet që fillimisht ti plotësoj tri kritere  minimale.

1.Komuna duhet të nënshkruaj marrëveshjen tri-palëshe.
2, Raporti i auditorit të jetë i pakualifikuar apo së paku me theksim të çështjes dhe
3. Komuna duhet patjetër të ketë shpenzuar buxhetin e tyre për investime kapitale deri në 75%  apo më shumë.

Komuna e Suharekës, sa i përket mjedisit të pastër dhe qeverisjes së mirë, tashmë e ka dëshmuar veten, prandaj do të punohet edhe më shumë në realizimin e synimit për përfitimin jo vetëm të këtij granti por edhe të granteve tjera.

Në dhejtor Komuna e Suharekës ishte nderuar me Mirënjohje, për kontributin e dhënë në fushatën “Ta pastrojmë Kosovën 2018” që ka zgjatur nga data 15 shtator deri me 15 dhjetor 2018, po ashtu në janar Komuna e Suharekës për aktivitetin e pastrimit, fitoi grantin në vlerë prej 100.000 euro.