Bali Muharremaj uron Ramë Vatajn për pozitën e kryetarit

14.04.2019

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka uruar Ramë Vatajn për zgjedhjen e tij në pozitën e kryetarit të PDK-së, dega në Suharekë. z.Ramë Vataj i uroj postin e Kryetarit të Degës së PDK-së në Suharekë. Angazhimi i të gjitha subjekteve politike pa dallim me ide dhe programe të ndryshme, i shërben demokracisë dhe […]

Bali Muharremaj uron Ramë Vatajn për pozitën e kryetarit Foto: Ilustrim

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka uruar Ramë Vatajn për zgjedhjen e tij në pozitën e kryetarit të PDK-së, dega në Suharekë.

z.Ramë Vataj i uroj postin e Kryetarit të Degës së PDK-së në Suharekë.

Angazhimi i të gjitha subjekteve politike pa dallim me ide dhe programe të ndryshme, i shërben demokracisë dhe ndërtimit të një shoqërie e cila avansohet për progres të mirëfilltë.

Ju uroj suksese dhe punë të mbarë, ka deklaruar kryetari Muharremaj.

Procesi zgjedhor brenda PDK-së në Suharekë kishte filluar para gjashtë muajsh edhe është përmbyllur sot me zgjedhjen e Ramë Vatajt si kryetar i kësaj dege dhe këshillit drejtues.

Nga 177 delegatë të cilët kanë marrë pjesë në procesin zgjedhor të PDK-së dega në Suharekë, Ramë Vataj është zgjedhur kryetar i kësaj dege.