Bali Muharremaj falënderon bizneset me darkë solemne
Kryetari i Komunës së Suharekës ka qenë mysafir ku Shoqata e Bizneseve ishte nikoqir i një darke solemne ku ka ftuar përfaqësues të bizneseve të komunës sonë në shenjë falenderimi për mbështetjen që kanë dhënë në aktivitetet e komunës gjatë tërë vitit. Së bashku me Shoqatën e Bizneseve të udhëhequr nga z.Shaqir Palushi kryetari Muharremaj […]
Kryetari i Komunës së Suharekës ka qenë mysafir ku Shoqata e Bizneseve ishte nikoqir i një darke solemne ku ka ftuar përfaqësues të bizneseve të komunës sonë në shenjë falenderimi për mbështetjen që kanë dhënë në aktivitetet e komunës gjatë tërë vitit.
Së bashku me Shoqatën e Bizneseve të udhëhequr nga z.Shaqir Palushi kryetari Muharremaj falënderuan bizneset për kontributin e tyre në punësimin e qytetarëve.
Muharremaj gjithashtu shtoi edhe rolin kyç të bizneseve dhe rëndësinë e tyre në zhvillimin e komunës dhe mirëqenien e qytetarëve duke numëruar kështu kontributet e bizneseve gjatë tërë vitit.
Kryetari i Shoqatës së Bizneseve, Shaqir Palushi numëroi aktivitetet e shoqatës si iniciativa për pastrimin e qytetit, ndërtimit të shtëpive pas vërshimeve etj.