Bali Muharremaj e mund Shpend Ahmetin, nuk pastron vetëm qytetin por edhe rrugët e fshatrave, madje edhe ato dytësore

10.01.2019

Sasia e madhe e reshjeve të borës gjatë kësaj jave i ka ‘nxën’ në befasi një numër të madh të Komunave të Kosovës. Gadishmëria e komunave për të intervenuar menjëherë në pastrimin e rrugëve ka qenë shumë e mangët, në shumicën e tyre, por jo edhe në komunën e Suharekës e cila me të filluar […]

Bali Muharremaj e mund Shpend Ahmetin, nuk pastron vetëm qytetin por edhe rrugët e fshatrave, madje edhe ato dytësore Foto: Ilustrim

Sasia e madhe e reshjeve të borës gjatë kësaj jave i ka ‘nxën’ në befasi një numër të madh të Komunave të Kosovës. Gadishmëria e komunave për të intervenuar menjëherë në pastrimin e rrugëve ka qenë shumë e mangët, në shumicën e tyre, por jo edhe në komunën e Suharekës e cila me të filluar reshjet e borës është aktivizuar e tëra në terren për të larguar borën që po bije pa ndërprerë këto ditë.

Se i pari i Suharekës, Bali Muharremaj po bënë punë të shkëlqyer këtë e kanë dëshmuar edhe banorët e fshatit Budakovë të Suharekës të cilët thonë se pas 20 vitësh për herë të parë tani, makinerit për pastrimin e borës kanë shkelur në fshatin e tyre.

Se Muharremaj po merr lavdata nga qytetarët e tij, kjo shihet edhe në komentet e shumta që atij i vijnë nga qytetarët në shenjë falenderimi.

Muharremaj, duke të jetë i vendosur që këto ditë votuesve të tij, por edhe gjithë qytetarëve tu qëndroj besnik e jo të merr kritika sikuse kreu i Prishtinës, Shpend Ahmeti i cili po kritikohet se ka lënë Prishtinën të mbuluar nga bora për tu marrë me bisedimet në Bruksel.

Në Vazhdim po ua paraqesim disa foto të gjendjes së rrugëve në Komunën e Suharekës të drejtuar nga Bali Muharremi dhe atë të Prishtinës drejtuar nga Shpend Ahmeti, e ju qytetarë mbeteni të vlerësoni punën e tyre.

I shoqëruar nga një pjesë e ekipit të tij dhe kompanive vullnetare për pastrimin e rrugëve, Muharremaj për së afërmi së bashku me qytetarët ka qëndruar në fshatrat: Samadraxhë, Bllacë, Dubravë, Sallagrazhdë e fshatrat përreth.

I kontaktuar nga redaksia kryetari konfirmoi se gjendet në Bllacë dhe sipas tij pasi që janë pastruar rrugët kryesore është duke u punuar në pastrimin e rrugëve dytësore. Pas Bllacës kryetari pritet që të dalë në ndihmë për qytetarët në fshatrat:Dragaqin dhe Papaz.

Njëherit ai ka falënderuar kompanitë private që po bëjnë të pamundurën për të mirën e qytetarëve duke punuar vazhdimisht.


Pastrimi i rrugëve në fshatin Bllacë të Suharekës

Pastrimi i rrugëve në fshatin Samadraxhë të Suharekës

Pastrimi i rrugëve në fshatin Budakovë të Suharekës

Qyteti i Suharekës gjatë pastrimit të borës

Rruga në fshatin Shirokë të Suharekës