Bali Muharremaj dhuron gjak për pacientët me sëmundje nga kanceri

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj i është bashkangjitur iniciativës ” Dhuro Gjak- Shpëto Jetë”.

Iniciativë kjo e veteranëve të UÇK – së të fshatit Duhël dhe me përkrahjen e Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, poashtu Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut si dhe Klinikës së Onkologjisë në Prishtinë.

Organizimi i këtij aksioni është bërë për dhurimin e gjakut për pacientët me sëmundje nga kanceri, që janë në mjekim në Klinikën e Onkologjisë në Prishtinë.

Me vullnetin më të mirë iu bashkangjita këtij aksioni, duke dhënë përkrahje institucionale njofton zyra e kryetarit.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.