Bali Muharremaj apelon që nesër të fillojë procesi mësimor

20.01.2019

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në një takim të mbajtur me udhëheqësit e SBASHK-ut u ka propozuar rritje të pagave të mësimdhënësve. Mirëpo këta të fundit nuk e pranuan ofertën e kryeministrit me ç’rast mbetën të vendosur që greva të vazhdojë. Kanë qenë fillimisht kryetarët e komunave të: Deçanit, Junikut, Mitrovicës, Hanit të Elezit, Mamusha, […]

Bali Muharremaj apelon që nesër të fillojë procesi mësimor

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në një takim të mbajtur me udhëheqësit e SBASHK-ut u ka propozuar rritje të pagave të mësimdhënësve. Mirëpo këta të fundit nuk e pranuan ofertën e kryeministrit me ç’rast mbetën të vendosur që greva të vazhdojë.

Kanë qenë fillimisht kryetarët e komunave të: Deçanit, Junikut, Mitrovicës, Hanit të Elezit, Mamusha, Vitia, Rahoveci, Prishtina që kanë kërkuar fillimin e procesit mësimor nga dita e nesërme.

Para pak çastesh ka apeluar edhe Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj që u është drejtur mësimdhënësve për fillimin e procesit mësimor.

Si Komunë e Suharekës apelojmë tek mësimdhënësit, që të rifillojnë nesër procesin mësimor dhe që nxënësit të mos e humbasin mësimin.

Konsiderojmë se Qeveria në këtë moment ka reflektuar ndaj kërkesave të grevistëve, duke e konsideruar si hap të rëndësishëm në ngritje të pagave.

Secili ka të drejtë të kërkoj dhe të promovojë të drejtën e tij, mirëpo mendoj se në këtë fazë duhet të mendojmë më shumë për të ardhmen e fëmijëve tanë, ka shkruar kryetari në rrjetin e tij në Facebook.

Etiketat

Ofertat e fundit