Ajo ka kritikuar deklaratat e tij, duke thënë se ato nuk pasqyrojnë gjendjen reale dhe se për shumë çështje qeveria po shmang përgjegjësinë publike. Sipas saj, debati politik duhet të bazohet në dokumente dhe fakte konkrete, jo në deklarata politike që, siç u shpreh, nuk qëndrojnë përballë realitetit.
Bajrami ka theksuar gjithashtu se është e gatshme të përballet me çdo pretendim të bërë nga kryeministri, duke e sfiduar atë që të dalë me argumente të verifikueshme për politikat qeveritare.
Reagimi i saj vjen gjatë intervistës së Kurtit, duke e thelluar përplasjen politike në prag të fushatës zgjedhore.