Bajram Jashanica: Jemi përgatitur maksimalisht për ndeshjën me Prishtinën
03.10.2025
Ndeshja ndërmjet FC Prishtinës dhe FC Ballkanit, e vlefshme për javën e 8-të në Superligën e Kosovës.
Kjo ndeshje do të zhvillohet këtë të shtunë, më 4 tetor, me fillim nga ora 15:00, në Kampin Nacional në Hajvali.
Përballja mes Prishtinës dhe Ballkanit konsiderohet si takimi kryesor i javës së 8-të, në Albi Mall Superligën e Kosovës.
Lojtari i FC Ballkanit, Bajram Jashanica për ndeshjen me Prishtinën është shprehur se klubi është përgatitur maksimalisht.
Tutje ai ka shtuar se me përqendrim dhe angazhim do të lehtesohet ndeshja për të marrë një rezultat pozitiv.
