Bajqinovci propozon që shteti t’i japë nga 100 euro në muaj secilit zjarrfikës për shkak të rrezikshmërisë në punë

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci ka kërkuar që për secilin zjarrëfikës të bëhet kompensimi prej 100 euro rrezikshmëri për muaj pune, për vitin 2020.

“Në cilësinë e deputetit të LV-së, kam dërguar amendamentet në plotësim-ndryshimin e Ligjit Për Buxhetin e Vitit 2020.

Bëhet fjalë për zjarrfikësit e Kosovēs.

Kam kërkuar që për secilin zjarrfikës të bëhet kompensimi në shumë prej 100 euro rrezikshmëri për muaj pune për vitin 2020, në mënyrë retroaktive që nga data 1 janar 2020.

“Kompensim i zjarrfikësve për orë shtesë dhe rrezikshmëri”, me buxhet në shumë prej 972,000 euro” ka shkruar Bajqinovci.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.