“Mbi 120 mijë persona humbën vendin e punës, mos të vazhdojë stimulimi i paarsyeshëm”

03.05.2021

Janë bërë më shumë se një vit që nga paraqitja e rasteve të para me COVID-19 në Kosovë, si pasojë e kësaj pandemie shumë punëtorë kanë humbur vendin e tyre të punës. Kështu duke u thelluar kriza ekonomike edhe më shumë në Republikën e Kosovës. Për humbjen e vendeve të punës e ka bërë të […]

“Mbi 120 mijë persona humbën vendin e punës, mos të vazhdojë stimulimi i paarsyeshëm” Foto: Ilustrim

Janë bërë më shumë se një vit që nga paraqitja e rasteve të para me COVID-19 në Kosovë, si pasojë e kësaj pandemie shumë punëtorë kanë humbur vendin e tyre të punës.

Kështu duke u thelluar kriza ekonomike edhe më shumë në Republikën e Kosovës.

Për humbjen e vendeve të punës e ka bërë të ditue dhe kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, i cili ka thënë se mbi 120 mijë persona kanë humbur vendin e tyre të punës shkaku i pandemisë.

Po ashtu kryetari i SPSP-së për EkonomiaOnline ka thënë se për institucionet e vendit është qesharake të deklarohen se ka rënë numri i atyre që kërkojnë punë.

Azemi i ka bërë thirrje Qeverisë së vendit që mos të vazhdojë stimulimi i paarsyeshëm dhe që mjetet mos të ndahen për kompani të cilat kanë pasur përfitime të mëdha gjatë kësaj kohe.