Avdullah Hoti i nominuari i LDK-së për kryeministër

Kryesia e LDK-së për më shumë se një orë ka diskutuar emrin e kandidatit për kryeministër, i cili do të jetë mandatar për formimin e një Qeverie të re me AAK-në, Nismën e minoritetet.
Këtë e ka bërë të ditur kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, që emrin e kandidatit e dërgojmë në këshill të përgjithshëm.
Mustafa ka treguar se kryesia ka kërkuar që ai të jetë kandidat, mirëpo për shkak të gjendjes nuk e ka pranuar propozimin.
Ndër tjera ai ka treguar se kanë biseduar lidhur me kandidimin e Kujtim Shalës, Lutfi Hazirit, Avdullah Hotit e shumë emrave të tjerë.