Me lehtësimin e masave dhe rihapjen e shumë veprimtarive në Kosovë po tentohet që vendi ti kthehet normalitetit.

Si çdo biznes tjetër edhe pronarët e autoshkollave kërkojnë rihapjen edhe të bizneseve të tyre pasiqë konsidreohet që tash e më shumë se tre muaj që nuk kanë ushtruar veprimtaritë për shkak të pandemisë Covid-19.

Për të protestuar kundër mos lejimit të punës Federata e Autoshkollave të Kosovës mban sot protestë për shkak se Ministria e Infrastrukturës dhe Mjedisit nuk po mundëson mbajtjen e provimeve.

Siç bëhet e ditur, rreth 100 vetura të autoshkollave do të defilojnë nga Fakulteti Teknik deri te Ministria e Infrastrukturës.

Vendimi për mbylljen e autoshkollave dhe anulimin e paraqitjes së provimeve të kandidatëve për patentë shofer, është marrë me 12 mars nga qeveria e kaluar.