Autoriteti Kosovar i Konkurrencës, fillon shpejtë hetimin e tenderëve në MSh gjatë pandemisë

Autoriteti Kosovar i Konkurrencës,  i është përgjigjur pozitivisht Ministrisë së Shëndetësisë që të hetojnë çdo shkelje të mundshme në procedurat e prokurimit publik të zhvilluara nga kjo ministri gjatë përballjes me pandeminë Covid-19.

Ky institucion ka thnë se  përkundër vështirësive të shfaqura gjatë kësaj kohe kur vendi po përballet me pandemi.

“AKK dëshiron të ritheksojë se përkundër vështirësive të shkaktuara nga pandemia COVID-19, institucioni ynë është duke vazhduar që të jetë në krye të detyrave që u takojnë, dhe se do ta autorizojë Divizionin e Anti-kartel për te filluar shqyrtimin paraprak lidhur me rastet e MSH-së”, thuhet në njoftim.

Tutje bëhet e ditur se ky autoritet viteve të fundit ka shtuar numrin e këshillimeve profesionale ndaj institucioneve të ndryshme.

“Në këtë kontekst, u bëjmë thirrje institucioneve që ta thellojnë bashkëpunimin me Autoritetin e Konkurrencës në mënyrë që të evitohen çfarëdo shkelje të mundshme të konkurrencës në prokurim publik apo për çështje të tjera”, përfundon komunikata.

RAPORTO