Profesori Elmi Gegaj, atlet veteran i Klubit Atletik Theranda 1992, arriti një sukses të madh duke përfunduar Gjysmëmaratonën (21.0975 km) me kohën 1:46:14, çka i siguroi medaljen e argjendtë në kategorinë M70, në konkurrencë të fortë me atletë nga shumë vende të Evropës dhe botës.
Po ashtu, një paraqitje të shkëlqyer pati edhe Doktor Skender Gashi nga Rahoveci, i cili përfundoi Maratonën (42.195 km) me kohën 3:27:06, duke u renditur i dyti në kategorinë M70.
Edhe pse jashtë klubit, suksesi i tij u vlerësua si arritje që nderon sportin kosovar.Në këtë garë prestigjioze morën pjesë edhe atletë të tjerë veteranë të Klubit Atletik Theranda 1992:– Safe Sylaj, i cili përfundoi Maratonën me kohën 3:58:21;– Blerim Elshani, që përfundoi Gjysmëmaratonën me kohën 1:51:53;– Driton Maliqaj, i cili regjistroi kohën 1:38:32 në Gjysmëmaratonë.
Këto rezultate janë dëshmi e përkushtimit, disiplinës dhe dashurisë për sportin, duke e ngritur lart emrin e Suharekës dhe Kosovës në arenën ndërkombëtare. Urime të gjithë atletëve për suksesin dhe përfaqësimin dinjitoz! 🏅