ATK’ja inkason 172 milionë euro në dy muajt e parë të këtij viti

05.03.2024

Administrata Tatimore e Kosovës ka njoftuar se ka shënuar një performancë jashtëzakonisht të mirë në inkasimin e 172 milionë euro të hyrave tatimore për periudhën janar-shkurt 2024.

ATK’ja inkason 172 milionë euro në dy muajt e parë të këtij viti Foto: An official of the Volksbank Bosnia branch presents a handful of newly-launched euro bank-notes in the capital Sarajevo on January 3, 2002. The Bosnian central bank said on Thursday that the new euro currency is rolling quite well across the country. The Bosnian convertible mark remains the country's official currency. REUTERS/ Danilo Krstanovic MZ

ATK-ja thotë se me një angazhim të vazhdueshëm për të avancuar dhe për të siguruar efikasitet në administrimin e detyrave tatimore, kanë arritur rezultate të shkëlqyera edhe në këtë fillimvit.

”Hjatë periudhës Janar-Shkurt 2024, ATK-ja ka realizuar një inkasim të konsiderueshëm të të hyrave tatimore, ku në krahasim me vitin e kaluar kemi rritje për 15 %, ndërsa në raport me planin tejkalim prej 7.8 milionë euro apo 4.7 %, duke demonstruar angazhimin e vazhdueshëm për zbatimin e ligjit dhe për të ndërtuar një ambient të favorshëm për bizneset dhe qytetarët. Përmirësimi i efikasitetit dhe transparencës në procesin e inkasimit është një prioritet i autoritetit tatimor dhe ky rezultat reflekton në realizimin e qëllimeve strategjike”, thuhet në njoftim.

Tutje, ATK-ja thotë se vazhdon të angazhohet në përmirësimin e klimës së biznesit dhe të kushteve të favorshme për zhvillimin ekonomik të Kosovës.

“Performanca e jashtëzakonshme e ATK-së në muajin shkurt është një dëshmi e qartë e përkushtimit për të përmbushur detyrat e saj në mënyrë të përgjegjshme dhe të efektshme”.