ATK: Zgjatet afati për deklarimin dhe pagesën e tatimeve, si dhe deklarimin e Pasqyrave Financiare

29.03.2021

Bazuar në Vendimin e Ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve Nr. 15/2021 të datës 29.03.2021, Administrata Tatimore e Kosovës, njofton se zgjatet afati për deklarimin dhe pagesën e tatimeve, si dhe deklarimin e Pasqyrave Financiare. Ashtu siç edhe kërkohet me Legjislacionin Tatimor dhe Ligjin për Kontabilitet, Raportim Financiar dhe Auditim. Në njoftimin e ATK-së thuhet […]

ATK: Zgjatet afati për deklarimin dhe pagesën e tatimeve, si dhe deklarimin e Pasqyrave Financiare Foto: Ilustrim

Bazuar në Vendimin e Ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve Nr. 15/2021 të datës 29.03.2021, Administrata Tatimore e Kosovës, njofton se zgjatet afati për deklarimin dhe pagesën e tatimeve, si dhe deklarimin e Pasqyrave Financiare.

Ashtu siç edhe kërkohet me Legjislacionin Tatimor dhe Ligjin për Kontabilitet, Raportim Financiar dhe Auditim.

Në njoftimin e ATK-së thuhet se afatet për dorëzimin e deklaratave, raporteve dhe pagesave të detyrimeve tatimore zgjatet, për këto lloje të tatimeve dhe këto periudha tatimore sipas tabelës së bashkangjitur.

Lloji i tatimit / formulariShkurtesaPeriudhaAfati i DeklarimitAfati i Pagesës
Deklarata vjetore për Tatim në të
Ardhura Personale
PD202030 Prill 202130 Prill 2021
Deklarata vjetore për Tatim në të
Ardhura të Korporatave
CD202030 Prill 202130 Prill 2021
Deklarata vjetore për OrtakëritëDO202030 Prill 2021
Deklarimi i Pasqyrave Financiare
përmes Sistemit Elektronik EDI
PF202030 Prill 2021

Deklarimet dhe pagesat e bëra deri në afatin e zgjatur sipas tabelës në këtë njoftim, nuk i nënshtrohen ndëshkimeve të përcaktuara në legjislacionin tatimor në fuqi.

Për të gjitha llojet e tjera të tatimeve dhe kontributeve, afati për deklarim dhe pagesë mbetet ashtu siç është i përcaktuar me Legjislacionin tatimor në fuqi.

“Administrata Tatimore, inkurajon të gjithë tatimpaguesit, të cilët nuk kanë vështirësi financiare, të vazhdojnë me përmbushjen e detyrimeve tatimore brenda afatit të rregullt ligjor”, thuhet në njoftimin e ATK-së.