ATK: Të hyrat tatimore kanë vazhduar të rriten edhe në muajin shkurt
- 07.03.2023

Administrata Tatimore e Kosovës ka njiftuar se edhe në muajin e dytë të këtij viti të hyrat tatimore kanë shënuar rritje.
“Të hyrat tatimore të ATK-së edhe në muajin e dytë të këtij viti kanë vazhduar të shënojnë rritje, duke realizuar 149.3 milion euro, që nëse bëjmë krahasime me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar shohim se kemi rritje për 24.4 milion euro apo 19.6%.” thuhet në njoftimin e ATK-së.
Poashtu, sipas njoftimit thuhet se vazhdimi i performancës së mirë të mbledhjes së të hyrave tatimor është derivat i mekanizmave, të cilët kanë rritur llogaridhënien, transparencën, si dhe në të njëjtën kohë avancimi i vazhdueshëm i shërbimeve digjitale përmes platformës E-Deklarimit.
“ATK është këtu që t’i trajtoj dhe t’i inicioj të gjitha rastet, të cilat qytetarët dhe tatimpaguesit i raportojnë përmes linjës pa pagës 0800 80 800.” mbaron njoftimi.