ATK-tatimpaguesve: Vetëm deri me 30 qershor mund të përfitoni nga shlyerja e ndëshkimeve

23.06.2021

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka njoftuar tatimpaguesit se vetëm deri me 30 qershor mund të përfitoni nga shlyerja e ndëshkimeve. Paguaj tatimin bazë dhe interesin, përfito nga shlyerja e ndëshkimeve. Me qëllim të zbatimit të Vendimit Nr. 04/60 të Qeverisë së Republikës së Kosovës, datë 27.01.2021, për lehtësimin e ushtrimit të aktivitetit ekonomik të […]

ATK-tatimpaguesve: Vetëm deri me 30 qershor mund të përfitoni nga shlyerja e ndëshkimeve Foto: Ilustrim

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka njoftuar tatimpaguesit se vetëm deri me 30 qershor mund të përfitoni nga shlyerja e ndëshkimeve.

Paguaj tatimin bazë dhe interesin, përfito nga shlyerja e ndëshkimeve.

Me qëllim të zbatimit të Vendimit Nr. 04/60 të Qeverisë së Republikës së Kosovës, datë 27.01.2021, për lehtësimin e ushtrimit të aktivitetit ekonomik të të gjithë tatimpaguesve, si pasojë e gjendjes së vështirësuar ekonomike të krijuar nga pandemia COVID-19, Administrata Tatimore e Kosovës, ju njofton se hiqen ndëshkimet për të gjithë tatimpaguesit të cilët kryejnë pagesën e plotë të tatimit bazë (kryegjësë) dhe interesit.

Të gjithë personat fizikë dhe juridikë, të cilët kanë obligime tatimore të papaguara ndaj ATK-së, për të gjitha periudhat dhe llojet e tatimeve/kontributeve, mund të përfitojnë nga falja e ndëshkimeve, me kusht që të njëjtit, të kryejnë pagesën e plotë të tatimit bazë (kryegjësë) dhe interesit deri më 30 qershor 2021.

Pra, heqja e ndëshkimeve bëhet për të gjithë tatimpaguesit, nëse:
• Tatimpaguesit bëjnë pagesën e njëhershme të tatimit bazë (kryegjësë) dhe interesit;
• Tatimpaguesit bëjnë marrëveshje me ATK-në për pagesë me këste;
• Tatimpaguesit janë në marrëveshje me ATK-në dhe paguajnë tatimin bazë (kryegjënë) dhe interesin.

Vetëm tatimpaguesit të cilët shfrytëzojnë këtë mundësi dhe përmbushin detyrimin e kërkuar brenda periudhës ligjore deri me 30 qershor 2021, do të përfitojnë nga falja e ndëshkimeve.

Heqja e ndëshkimeve për tatimpaguesit të cilët paguajnë tatimin bazë (kryegjënë) dhe interesin, për të gjitha periudhat dhe llojet e tatimeve/kontributeve, do të bëhet në mënyrë automatike nga ATK, pra tatimpaguesi nuk obligohet të aplikoj për heqje të ndëshkimeve.