ATK shënon rënie të madhe të të hyrave

Gjendja e krijuar pas shfaqjes së pandemisë COVID-19, ka bërë që të hyrat e Administratës Tatimore të Kosovës të shënojnë rënie për 28.1 për qind, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

“Gjendja aktuale e të hyrave të inkasuara për periudhën janar-prill 2020 është 141.9 milion euro, që i bie se kemi rënie për 26.2% nëse e krahasojmë me planin. Ndërkaq, nëse i referohemi periudhës së njëjtë të viti 2019 jemi më pak për 28.1%”, thuhet në njoftimin e ATK-së.

Ky është njoftimi i plotë:

Administrata Tatimore e Kosovës përkundër gjendjes emergjente shëndetësore në vend, është duke u angazhuar në vazhdimësi në zhvillimin e aktiviteteve të saj, në mënyrë që të realizojë objektivat e parapara.

Mirëpo, ndikimi i pandemisë COVID 19, po rezulton dukshëm me rënje të inkasimit të të hyrave sipas projeksioneve të planifikuara, pasi që me vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës, periudha për pagesa të detyrimeve tatimore dhe kontribute pensionale është zgjatur deri me 15 maj 2020, si dhe pagesa e kësteve tremujore është zgjatur deri me 30 qershor 2020.

Gjendja aktuale e të hyrave të inkasuara për periudhën janar-prill 2020 është 141.9 milion euro, që i bie se kemi rënie për 26.2% nëse e krahasojmë me planin.

Ndërkaq, nëse i referohemi periudhës së njëjtë të viti 2019 jemi më pak për 28.1%.Vlen të theksohen se ATK ka pas një performancë të shkëlqyer të të hyrave, ku për periudhën 01 janar deri me 17 mars 2020, në raport me periudhën e njëjtë të vitit 2019 , kemi pasur rritje prej 11.2 % , si dhe për të njëjtën periudhë kemi pasur tejkalim të planit për 3.62%.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.