ATK përditëson “Certifikatën e të Punësuarit”, tani verifikim edhe online

Më datën 14 prill referuar vendimeve të Ministrisë së Shëndetësisë, për parandalimin, luftimin dhe eleminimin e sëmundjes ngjitëse në komuna të Kosovës, MEPTINIS ka njoftuar për masat për mbarëvajtjen e operatorëve ekonomik.
Sipas MEPTINIS veprimtarive të lejuara dhe operatorëve ekonomik me dokument konfirmimi nga ATK EDI u lejohet qarkullimi i lirë i të punësuarëve vetëm për të kryer nevojat e operatorëve ekonomik.
Përmes ATK EDI secili operator ekonomik të cilit i lejohet ushtrimi i veprimtarisë obligohet që të shkarkonte dhe të plotësonte “Certifikatën e të Punësuarit”.
Prej datës 17 prill ATK ka ndryshuar formën dhe dizajnin e “Certifikatës së të Punësuarit” në të cilën jepet edhe linku për verifikim të validitetit të certifikatës.
Në këtë link shkruhet numri serik i certifikatës dhe bëhet verifikimi nëse certifikata është valide.
