ATK mbledh mbi 883 milionë euro tatime, rritje prej 11.4% krahasuar me vitin e kaluar

para 41 dite

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka mbledhur 883.6 milionë euro tatime deri më 30 nëntor.

ATK mbledh mbi 883 milionë euro tatime, rritje prej 11.4% krahasuar me vitin e kaluar

Kjo shifër përfaqëson një rritje prej 11.4% ose 90.7 milionë euro më shumë krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, duke dëshmuar një performancë të shkëlqyer dhe një administrim efikas të sistemit tatimor.

Rritja e konsiderueshme e të hyrave tatimore tregon jo vetëm profesionalizmin e stafit të ATK-së, por edhe angazhimin e vazhdueshëm për të garantuar stabilitet financiar dhe ekonomik për shtetin. Kjo përmirësim thelbësor reflekton përpjekjet e vazhdueshme në forcimin e sistemit të mbledhjes së tatimeve dhe reduktimin e informalitetit në ekonomi.

Në një vlerësim të fundit, Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka theksuar performancën e jashtëzakonshme të ATK-së. Sipas FMN-së, Administrata Tatimore e Kosovës është mbi mesataren e vendeve në zhvillim në 7 nga 8 indikatorët kryesorë dhe tejkalon mesataren e vendeve të zhvilluara në 5 prej tyre.

FMN ka evidentuar progresin e dukshëm të ATK-së në:

Krijimin e një sistemi tatimor funksional, forcimin e kapaciteteve institucionale, planifikimin strategjik dhe menaxhimin e rrezikut të përmbushjes dhe përmirësimin e funksioneve thelbësore të administratës tatimore.

Mbledhja e të hyrave si në vlerë absolute ashtu edhe si përqindje e Bruto Produktit Vendor (BPV) tregon një trend të qëndrueshëm të rritjes.

Menaxhmenti i lartë i ATK-së ka shprehur përkushtimin e tyre për të vazhduar punën drejt një administrate tatimore që krahasohet me standardet më të larta evropiane. Objektivat e ardhshme përfshijnë përmirësimin e mëtejshëm të efikasitetit, inovacionin teknologjik dhe forcimin e transparencës në sistemin tatimor.

Etiketat

Ofertat e fundit