ATK ka mbledhur plot 47.7 milionë euro prej janarit, e deri në prill të këtij viti

08.05.2023

Administrata Tatimore e Kosovës ka arritur që të mbledh të hyra në vlerë të 47.7 milionë euro që nga muaji janar e deri në prill të këtij viti. Sipas ATK-së gjatë kësaj periudhe janë tubuar 17.7% më shumë para se në periudhën e njëjtë të vitit paraprak. “Rritja e këtyre statistikave siguron arkën e shtetit […]

ATK ka mbledhur plot 47.7 milionë euro prej janarit, e deri në prill të këtij viti Foto: Ilustrim

Administrata Tatimore e Kosovës ka arritur që të mbledh të hyra në vlerë të 47.7 milionë euro që nga muaji janar e deri në prill të këtij viti.

Sipas ATK-së gjatë kësaj periudhe janë tubuar 17.7% më shumë para se në periudhën e njëjtë të vitit paraprak.

“Rritja e këtyre statistikave siguron arkën e shtetit që janë inkasuar në total 317.1 milionë euro tatime, dhe 83.6 milionë euro kontribute pensionale, që në total tatime+kontribute janë 400.7 milionë euro”.

“Vazhdimi i performancës së mirë të mbledhjes së të hyrave tatimore është rezultat i përkushtimit maksimal të të gjithë stafit të ATK-së, si dhe trajtimi specifik i sektorëve të cilët sipas parametrave dhe analizave të ATK-së shkaktojnë mos përmbushje tatimore”, njofton kjo administratë.