ATK-ja dhe Dogana me aksion të përbashkët nëpër mobilshop-et e Kosovës

06.10.2020

Administrata Tatimore e Kosovës në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, sot është duke zhvilluar aksion në Prishtinë te disa subjekte, nga sektori që veprimtari kanë shitjen dhe servisimin e telefonave mobilë të njohur ndryshe edhe si mobil shope. Qëllimi këtij aksioni është parandalimi dhe luftimi i ekonomisë jo formale në këtë sektor, i cili është […]

ATK-ja dhe Dogana me aksion të përbashkët nëpër mobilshop-et e Kosovës Foto: Ilustrim

Administrata Tatimore e Kosovës në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, sot është duke zhvilluar aksion në Prishtinë te disa subjekte, nga sektori që veprimtari kanë shitjen dhe servisimin e telefonave mobilë të njohur ndryshe edhe si mobil shope.

Qëllimi këtij aksioni është parandalimi dhe luftimi i ekonomisë jo formale në këtë sektor, i cili është vlerësuar paraprakisht se ka rrisk të lartë të informalitetit.

Ky aksion është duke u zhvilluar edhe në këto momente, ku deri tani janë duke kontrolluar disa subjekte, mirëpo ATK-ja dhe Dogana do t’ju mbajnë të informuar në kohë rreth ecurisë së aksionit,  përmes një konference shtypi ose përmes një komunikatë të zgjeruar shtypi.

ATK-ja të gjitha aktivitetet e saj për luftimin dhe parandalimin e ekonomisë jo formale i ka në harmoni me Strategjinë kombëtare të Republikës së Kosovës për parandalimin dhe luftimin e ekonomisë jo formale, pastrimin e parave, financimin e terrorizmit dhe krimeve financiare 2019-2023, si dhe bazuar në Planin operativ të ATK-së, analizën e rriskut dhe Departamentin e Hetimeve Tatimore dhe Inteligjencës.