ATK-ja arrin që të rris inkasimin e të hyrave nga tatimet për 74.3 milionë euro

09.07.2021

ATK më shumë se çdoherë tjetër arrin që për 74.3 milion euro të rris inkasimin e të hyrave nga tatimet. Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së Ilir Murtezaj sot përmes një konference për media ka prezantuar rezultatet nga aktivitetet e zhvilluara për gjashtëmujorin e parë të këtij viti. Gjatë këtij prezantimi për media, drejtori Murtezaj shpalosi […]

ATK-ja arrin që të rris inkasimin e të hyrave nga tatimet për 74.3 milionë euro Foto: Ilustrim

ATK më shumë se çdoherë tjetër arrin që për 74.3 milion euro të rris inkasimin e të hyrave nga tatimet.

Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së Ilir Murtezaj sot përmes një konference për media ka prezantuar rezultatet nga aktivitetet e zhvilluara për gjashtëmujorin e parë të këtij viti.

Gjatë këtij prezantimi për media, drejtori Murtezaj shpalosi se institucioni i ATK-së për periudhën janar-qershor 2021 ka arritur që të rris dukshëm inkasimin e të hyrave nga tatimet në krahasim me periudhën e njëjtë të viti të kaluara, ku rritja e të hyrave shkon deri në 74.3 milion euro apo shprehur në përqindje 34.4%.

Ai po ashtu, tregoj së ATK ka tejkaluar planin e paraparë të të hyrave më 44.1 milion euro ose 18%, përderisa totali i të hyrave është në vlerë 290.3 milion euro.

Fokus të veçantë në këtë konferencë pati edhe trajtimi i borxheve tatimore, si dhe reformat të cilat janë bërë në këtë segment. Sipas të dhënave të cilat u shpalosen para gazetarëve, reformat në mbledhjen dhe trajtimin e borxheve kanë dhënë rezultate në zvogëlimin e stokut të borxheve, ku nga mekanizmat e koncentruar në Departamentin e Mbledhjes së Detyrueshme, është arritur që të inkasohen 72.9 milion euro borxhe, përderisa në periudha të njëjta me vitin e kaluar është inkasuar 34.5 milion euro, sigurisht kjo si efekt i pandemisë COVID 19.

Se ka pasur një trajtim të mirë dhe profesional të borxheve, tregojnë edhe statistikat për marrëveshjet e ATK-së me tatimpaguesit për t’i paguar borxhet me këst. Janë 1,420 marrëveshje të cilat kanë 57.4 milion euro borxh tw programuara, përderisa paradhënja është në vlerë 11.6 milion euro.

Edhe te kjo pjesë, nëse krahasojmë më vitet e kaluara, këtë rast me vitin 2020 vërehet se kemi dyfishin e marrëveshjeve, pasi që vitin 2020 në marrëveshjen kanë qenë 621 tatimpagues, me vlerë të borxhit 21.2 milion euro.

Patjetër, që në konference drejtori Murtezaj foli edhe për procesin e faljes së ndëshkimeve, të cilat sipas Vendimit të Qeverisë të Republikës së Kosovës Nr.04/60, numri i tatimpaguesve të cilët deri më datë 30 qershor kanë aplikuar për të përfituar nga ky vendim është 1, 602, me mbi 8 milion euro ndëshkime të falura, ndërsa 22.3 milion euro tatim bazë dhe interes të paguar-sipas kritereve të vendimit.

Pjesë tjetër e rëndësishme, e cila u prezantua ishte edhe reforma në automatizimin e proceseve të punës, të cilat janë bërë, si dhe shumë të tjerave të cilat pritet të realizohen në pjesën e dytë të këtij viti.

Në fund të kësaj konference, drejtori i ATK-së falënderoj të gjithë tatimpaguesit, të cilët kontribuojnë në ndërtimin dhe zhvillimin e shtetit tonë, duke kryer obligimet e tyre tatimore, ai njërit falënderoj mediat, të cilat çdoherë kanë shprehur gatishmëri në promovimin e drejt të punës së ATK-së.