ATK-ja anulon disa vërtetime tatimore, shkak një problemi teknik

27.03.2023

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) njofton të gjithë personat si tatimpagues se i ka anuluar vërtetimet tatimore të gjeneruara online nga Sistemi Elektronik, gjegjësisht vërtetimet tatimore të gjeneruara nga data 7 deri më 15 mars 2023. Sipas ATK-së, arsyeja e anulimit është që për shkak të një problemi teknik. “Arsyeja e anulimit të këtyre vërtetimeve […]

ATK-ja anulon disa vërtetime tatimore, shkak një problemi teknik Foto: Ilustrim

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) njofton të gjithë personat si tatimpagues se i ka anuluar vërtetimet tatimore të gjeneruara online nga Sistemi Elektronik, gjegjësisht vërtetimet tatimore të gjeneruara nga data 7 deri më 15 mars 2023.

Sipas ATK-së, arsyeja e anulimit është që për shkak të një problemi teknik.

“Arsyeja e anulimit të këtyre vërtetimeve tatimore, që gjithsej janë 833 është që për shkak të një problemi teknik në një hallkë të ndërveprimit për freskimin e të dhënave në funksionin e Vërtetimit Tatimor, sistemi nuk ka arritur t’i identifikoj borxhet reale gjatë periudhës kohore nga data 07.03.2023 deri më 15.03.2023. Si pasoj janë gjeneruar vërtetime tatimore edhe në rastet kur tatimpaguesi ka pasur detyrime të pa shlyera në ATK”, thuhet në njoftim.

ATK kërkon nga të gjithë personat që kanë përdorur apo që mund të përdorin Vërtetimet Tatimore të gjeneruara online nga ATK nga këto data t’i zëvendësojnë me vërtetime tatimore të gjeneruara përsëri nga EDI apo web-faqja e ATK.