ATK do të verifikojë mallrat pa origjinë

10.08.2023

Administrata Tatimore e Kosovës, ka njoftuar se në vazhdimësi do të përqendrohen për t’i verifikuar mallrat pa origjinë. Njëherit, kanë bërë të ditur se secili nga tatimpaguesit duhet të dokumentojë të gjitha mallrat nga koha e pranimit, qoftë nga importimi, blerja, shkëmbimi apo edhe mënyra të tjera. “ATK verifikon mallrat pa origjinë. Administrata Tatimore e […]

ATK do të verifikojë mallrat pa origjinë Foto: Ilustrim

Administrata Tatimore e Kosovës, ka njoftuar se në vazhdimësi do të përqendrohen për t’i verifikuar mallrat pa origjinë.

Njëherit, kanë bërë të ditur se secili nga tatimpaguesit duhet të dokumentojë të gjitha mallrat nga koha e pranimit, qoftë nga importimi, blerja, shkëmbimi apo edhe mënyra të tjera.

“ATK verifikon mallrat pa origjinë. Administrata Tatimore e Kosovës, rikujton të gjithë tatimpaguesit se në bazë të Ligjit Nr. 03/L-222 për Administratën Tatimore dhe Procedurat, kërkohet dokumentimi i origjinës së mallit. Aktivitetet e ATK-së, në vazhdimësi do të përqendrohen pikërisht te tatimpaguesit, të cilët posedojnë mallra pa origjinë.

Secili tatimpagues duhet të ofrojë dokumentacionin mbështetës, i cili arsyeton prejardhjen e mallit si në vendndodhjen, apo vendndodhjet e tatimpaguesit, ashtu edhe për mallrat në qarkullim jashtë vendndodhjes së tatimpaguesit.

Po ashtu, secili tatimpagues duhet të dokumentojë të gjitha mallrat nga koha e pranimit (qoftë përmes importimit, blerjes, shkëmbimit apo mënyrave tjera) deri sa ato të jenë shitur apo ndryshe të jenë sistemuar, përfshirë dokumentacionin e shitjes apo sistemim tjetër”, thuhet në njoftim

Më tej, ATK ka bërë thirrje që të gjithë tatimpaguesit t’i përgjigjen në mënyrë të saktë detyrimeve tatimore, ose në të kundërtën, do të ndërmarrin masa ndëshkuese sipas legjislacionit tatimor.

“Me kryerjen e detyrimeve tuaja tatimore, ju do të kontribuoni direkt në financimin e programeve qeveritare siç janë: ofrimi i shërbimeve publike, arsimim me standarde të larta, mirëqenies shëndetësore dhe sociale, mbrojtje ligjore dhe siguri, si dhe infrastrukturë të përgjithshme për një mirëqenie më të mirë ekonomike dhe shoqërore”, thuhet tutje.