Fationa Kabashi
16.05.2019, 13:08

Ata që kanë aplikuar për viza Zviceriane duhet të presin deri në 8 javë

Ambasada e Zvicrës trajton mbi 200 aplikime në ditë, e tani që kemi hyrë ne sezonën e ngarkuar është shtuar edhe numri i aplikacioneve.

Në një njoftim për media, Ambasada zvicerane ka bërë të ditur se pritjet për viza po zgjasin deri në 8 javë.

Ambasada ka bërë thirrje për durim nga aplikantët, derisa ka bërë të ditur se do të përpunoj aplikacionet sa më parë që mundet.

Më poshtë njoftimi i Ambasadës:

Informacion mbi punën e stërngarkuar të sektorit të vizave në Ambasadën e Zvicrës,

Të nderuar aplikantë për viza,

Për shkak të një numri të madh të kërkesave për vizë në Ambasadën e Zvicrës, periudha e pritjes për pajisje me vizë po zgjat minimumi 8 javë. Ambasada trajton mbi 200 aplikime në ditë, e tani gjithashtu kemi hyrë në sezonën e ngarkuar.

Të gjitha aplikacionet do të përpunohet me rend kronologjik, në bazë të datës së aplikimit, në mënyrë që të sigurohet trajtim i drejt për secilin klient.

Aplikacionet tuaja do të përpunohet në kohën më të shkurtër të mundshme dhe kërkojmë durimin tuaj.

Faleminderit për mirëkuptimin tuaj!