Astronautët e NASA raportojnë erë të djegies në anijen Orion
Një incident i pazakontë është raportuar në bordin e anijes kozmike Orion, ku astronautët kanë ndjerë një erë djegieje që vinte nga zona e tualetit.
Astronautja Christina Koch njoftoi disa herë përmes radios kontrollin e misionit lidhur me një “lloj ere djegieje”, duke ngritur shqetësime për një problem të mundshëm teknik.
Fillimisht, ekipi në tokë dyshoi se burimi i erës mund të ishte izolimi në derën e hapësirës së higjienës, por pas verifikimeve nga ekuipazhi, kjo hipotezë u hodh poshtë.
Astronautët raportuan se nuk besonin që izolimi ishte shkaktari i problemit.Pavarësisht incidentit, kontrolli i misionit bëri të ditur se nuk ka ndonjë rrezik të menjëhershëm për sigurinë e ekuipazhit dhe lejoi vazhdimin normal të përdorimit të tualetit.
Megjithatë, situata mbetet nën monitorim të vazhdueshëm për të identifikuar burimin e saktë të erës dhe për të parandaluar çdo problem të mundshëm teknik.
