Astronautët e Artemis II fillojnë kthimin drejt Tokës pas udhëtimit rekord 406,771 km

07.04.2026

Pas një udhëtimi historik prej 406,771 kilometrash nga Toka dhe kalimit pranë Hënës, ekuipazhi i misionit “Artemis II” është në rrugën e kthimit drejt Tokës.

Kthimi pritet të zgjasë katër ditë, me uljen e planifikuar në Oqeanin Paqësor, pranë bregut perëndimor të SHBA-së, më 10 prill në orën 20:07 sipas kohës lindore amerikane.

Gjatë misionit, astronautët thelluan rekordin për distancën më të madhe të arritur ndonjëherë nga njerëzit, duke tejkaluar rekord të “Apollo 13” të vitit 1970.

Kapsula “Orion” kaloi pas anës së largët të Hënës, duke humbur përkohësisht komunikimin me Tokën për rreth 40 minuta.

Astronautët dokumentuan pamje unike, përfshirë kratere të reja dhe një eklips total diellor, duke ofruar perspektiva që nuk janë parë më parë nga njerëzit.

Kthimi i kapsulës u mundësua pjesërisht nga graviteti i Hënës, pa manovra komplekse.Ky mision konsiderohet një hap kyç drejt rikthimit të qëndrueshëm të njerëzve në Hënë dhe përgatit rrugën për eksplorime të mëtejshme, përfshirë misionet drejt Marsit.

Pas kthimit, ekuipazhi pritet të ketë përshkuar mbi 1,1 milion kilometra, duke shënuar një nga arritjet më të rëndësishme të eksplorimit hapësinor modern.