Asnjë reklamë në autostradat e Kosovës, ministria paralajmëron veprime

27.04.2023

Në fund të vitit të kaluar ka filluar aksioni për heqjen e reklamave në gjithë brezin rrugor në autostradat e Kosovës. Ky aksion ishte realizuar me sukses nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në bashkëpunim me Policinë e Kosovës. Nga ky dikaster për Indeksonline thonë se, aksioni nuk ka vazhduar më sepse nuk […]

Asnjë reklamë në autostradat e Kosovës, ministria paralajmëron veprime Foto: Ilustrim

Në fund të vitit të kaluar ka filluar aksioni për heqjen e reklamave në gjithë brezin rrugor në autostradat e Kosovës.

Ky aksion ishte realizuar me sukses nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në bashkëpunim me Policinë e Kosovës.

Nga ky dikaster për Indeksonline thonë se, aksioni nuk ka vazhduar më sepse nuk ka pasur vendosje të reklamave në akset rrugore.

Siç thuhet nga kjo ministri, në momentin kur vërehet diçka do të ndërmarrin veprimet e duhura konfrom legjislacionit në fuqi.

“Nga Inspektorët e Infrastrukturës rrugore të MMPHI-së janë larguar të gjitha panot reklamuese të vendosura në mbikalime dhe ura në R6, R7, N2 dhe N9. Aksioni është realizuar në muajin nëntor të vitit 2022 në bashkëpunim edhe me Policinë e Kosovës (Njësia e Trafikut Rrugor).

Ky aksion nuk ka vazhduar sepse nuk kemi vendosje të reklamave në këto akse rrugore, në momentin kur vërejmë diçka të tillë, ne do të ndërmarrim veprimet e duhura konform Legjislacionit në fuqi”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

Gjatë këtij aksioni, nuk është raportuar ndonjë incident./Indeksonline/