Asnjë rast aktiv me Covid-19 në Klinë

Në komunën e Klinës të gjithë të prekurit me koronavirus janë shëruar plotësisht.

Klina tashmë nuk e ka asnjë rast aktiv me virusin COVID-19, kështu duke bërë që të gjithë të prekurit me koronavirus të shërohen plotësisht.

Këtë e ka bërë të ditur drejtori i Shëndetësisë në Klinë, Hekuran Sejdiu në një postim në Facebook.

“Klina vazhdon të ketë 0 Raste me Covid-19. Qytetarë të Klinës ju lutemi të jeni shumë të kujdesshëm, sepse rreziku nuk ka kaluar akoma. Virusi Covid-19 është i tillë që mjafton vetëm një rast pozitiv për ta ndryshuar rrjedhën e jetës sonë”, ka shkruar Sejdiu në rrjetin social “Facebook”.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.