Asnjë psikolog në qendrat për punë sociale

Asnjë psikolog në qendrat për punë sociale

Që nga paslufta, në qendrat për punë sociale nuk ka psikologë. Edhe pse në këto qendra kërkojnë ndihmë fëmijët e gratë e keqtrajtuara, institucionet përkatëse nuk kanë punësuar asnjë psikolog. Mirëpo, Ligji parasheh që në qendra të tillë të jetë i punësuar minimalisht një psikolog.

Brenda objektit të Qendrës për Punë Sociale në Prishtinë, drejtohen fëmijë të keqtrajtuar, të braktisur e dhunuar.

E nuk janë të rralla kur rastet e grave ndaj të cilave ushtrohet dhuna, trajtohen aty.

Por për t’u marrë me rreth 1000 raste që orientohen në këtë Qendër, nuk ka asnjë psikolog që nga paslufta.

Nga Drejtoria e Mirëqenies Sociale në Komunën e Prishtinës, u tha se vazhdimisht janë bërë kërkesa për punësimin e psikologëve, raporton T7.

Sipas drejtorit Dren Kukaj, në shtator ka mundësi që të aprovohen kërkesat për dy psikologë, por as ata nuk do të ishin të mjaftueshëm.

Ai thotë që zgjidhje e vetme është buxhetimi i mjeteve për kontraktimin e organizatave joqeveritare, në mënyrë që të ofrojnë resurse njerëzore për psikologë.

Por probleme ka edhe me punëtorët social.

E zbrazëtinë që e shkakton mungesa e një psikologu në qendra të tilla, e kanë vërejtur edhe nga institucioni i Avokatit të Popullit.

Sipas Mehdi Gecit, nga ky institucion i kanë rekomanduar Komunës së Prishtinës që të bëjnë punësimin e psikologëve.

Ligjërisht në secilën qendër për punë sociale duhet të jetë i punësuar të paktën një psikolog, marrë parasysh rastet të cilat paraqiten aty.

RAPORTO