Asnjë parti nuk heq dorë nga karriga e kryeministrit

Edhe një javë na ndanë nga seanca e jashtëzakonshme për shpërndarjen e Kuvendit, ku me automatizëm pritet që vendi të shkojë në zgjedhje, por partitë politike asnjëra nuk po heq dorë nga posti i kryeministrit, të gjithë e duan atë karrige.

Sidomos katër subjektët më të mëdha politike siç janë LDK, PDK, AAK dhe VV kanë shprehur ambiciet e tyre për karrigen e kryeministrit në zgjedhjet e reja.

Zyrtarët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lëvizjes Vetëvendosje (LV) dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) janë shprehur të bindur për fitore në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, duke thënë se kandidatët e tyre do të jenë kryeministra të ardhshëm të Kosovës, shkruan “Epoka e re”.

Derisa PDK-ja dhe LV-ja tashmë kanë pranuar se liderët e këtyre partive do të jenë kandidatë për kryeministër, LDK-ja ende nuk e ka gjetur emrin për këtë pozitë.

Kurse lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka treguar se nëse nuk ka aktakuzë nga Gjykata Speciale, do të jetë sërish kandidat për kryeministër.

RAPORTO