Asnjë i vdekur dhe 9 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

30.06.2021

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 1,648 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 9 raste pozitive. Brenda 24 orëve nuk […]

Asnjë i vdekur dhe 9 raste të reja me COVID-19 në Kosovë Foto: Ilustrim

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 1,648 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 9 raste pozitive.

Brenda 24 orëve nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

Numri total i rasteve pozitive është 107,758 raste dhe 2,258 raste të vdekjes.

Rastet pozitive janë nga komunat: Pejë (4), Gjilan (1), Istog (1), Prishtinë (1), Klinë (1) dhe Prizren (1).

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 8 qytetarë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është 105,333.

Të shëruarit nga COVID-19 janë nga këto komuna: Mitrovicë (7) dhe Lipjan (1).

Në total numri i rasteve aktive është 167./SuharekaOnline/