Asnjë i vdekur dhe 8 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

09.07.2021

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 1,353 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 8 raste pozitive. Brenda 24 orëve nuk […]

Asnjë i vdekur dhe 8 raste të reja me COVID-19 në Kosovë Foto: Ilustrim

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 1,353 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 8 raste pozitive.

Brenda 24 orëve nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes nga ky virus.

Numri total i rasteve pozitive është 107,835 raste prej 687,152 personave të dyshimtë për virusin SARS CoV-2 pozitiv dhe 2,264 raste të vdekjes.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë (5) dhe Gjilan (3).

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 10 qytetarë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është 105,422.

Të shëruarit nga COVID-19 janë nga këto komuna: Gjakovë (3), Gjilan (3), Prishtinë (2) dhe Deçan (2).

Në total numri i rasteve aktive është 149.