Asnjë i vdekur dhe 5 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Asnjë i vdekur dhe 5 raste të reja me COVID-19 në Kosovë
Çlirim Gashi

14.06.2021 / Lajme

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 1,493 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 5 raste pozitive.

Brenda 24 orëve nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

Numri total i rasteve pozitive është 107,578 raste dhe 2,250 raste të vdekjes.

Rastet pozitive janë nga komunat: Mitrovicë (4) dhe Fushë Kosovë (1).

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 94 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është 104,894 raste.

LEXO EDHE:  Mbi 15 mijë qytetarë vaksinohen kundër COVID-19 në 24 orët e fundit

Në total numri i rasteve aktive është 345./SuharekaOnline/

LAMI Palace – Bëhuni pjesë e ambientit mbretëror duke shijuar çdo detaj!

LAMI Palace një vend i veçantë i ndërtuar dhe dizajnuar me një shije të rrallë dhe unike ofron momente të...

Lexo më shumë

Të fundit