Asnjë i vdekur dhe 46 raste pozitive me COVID-19 brenda 24 ore

30.09.2020

Edhe sot në Kosovë nuk është shënuar asnjë viktim nga COVID-19. Këtë lajm të mirë e ka konfirmuar Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj. Zemaj njofton se gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë paraqitur edhe  46  raste të reja me Covid 19. “Bashkë po i gëzohemi faktit që Kosova edhe sot nuk ka […]

Asnjë i vdekur dhe 46 raste pozitive me COVID-19 brenda 24 ore Foto: Ilustrim

Edhe sot në Kosovë nuk është shënuar asnjë viktim nga COVID-19.

Këtë lajm të mirë e ka konfirmuar Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj.

Zemaj njofton se gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë paraqitur edhe  46  raste të reja me Covid 19.

“Bashkë po i gëzohemi faktit që Kosova edhe sot nuk ka asnjë rast të vdekjes nga Covid 19, si dhe një numër relativisht më ulët sa i përket të të infektuarve, ku nga 580 teste, 46 kanë rezultuar pozitiv”, ka deklaruar Zemaj.

Zemaj ka bërë thirrje që të respektohen masat për parandalimin e përhapjes së virusit.

Ndërkohë Kosova as dje nuk ka shënuar asnjë rast të vetëm të vdekjes nga koronavirusi.