Vazhdimi i protestës u paralajmërua edhe në fund të protestës së parë që u mbajt të shtunën, ku qindra qytetarë vërshuar sheshin e Prishtinës.

Njoftimi i plotë:

Të nderuar qytetarë!

Protesta e parë ishte e madhe – të premten e bëjmë edhe më të madhe!

ZRRE-ja pritet të marrë vendimin për rritjen e çmimit të energjisë elektrike. Ky është një moment shumë i rëndësishëm, zëri i qytetarëve duhet të dëgjohet.

E premte,

11 prill 2025

🕛Ora 12:00

📍 Sheshi “Zahir Pajaziti”, PrishtinëRritja e çmimit të energjisë nuk është vetëm një faturë më shumë, ajo do të pasohet me rritje të çmimeve të ushqimeve, produkteve bazë, shërbimeve dhe kostos së jetesës në përgjithësi.