“Asnjë Cent Më Shumë” sot dorezon padine ndaj ZRRE-së për rritjen e çmimit të energjisë elektrike

02.05.2025

Grupi qytetar “Asnjë Cent Më Shumë” do të dorëzojë sot, në orën 11:00, zyrtarisht padinë kundër Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

“Asnjë Cent Më Shumë” sot dorezon padine ndaj ZRRE-së për rritjen e çmimit të energjisë elektrike Foto: Ilustrim

Padia lidhet me vendimin e fundit të ZRRE-së për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, i cili ka shkaktuar reagime të shumta në opinionin publik.

Sipas njoftimit të grupit “Asnjë Cent Më Shumë”, pas dorëzimit të padisë në gjykatë, përfaqësues të iniciativës do të mbajnë një deklaratë për media. Në këtë deklaratë, ata do të shpjegojnë bazat ligjore të padisë dhe do të theksojnë pasojat negative që ky vendim i ZRRE-së po shkakton mbi mirëqenien ekonomike të qytetarëve të Kosovës.

Grupi “Asnjë cent më shumë” është një iniciativë qytetare e cila u formua si një reagim i drejtpërdrejtë ndaj rritjes së çmimeve të energjisë elektrike. Që nga themelimi, ky grup ka organizuar disa protesta në kryeqytet, duke kërkuar shfuqizimin e vendimeve të ZRRE-së, të cilat, sipas tyre, do të rëndojnë financiarisht familjet dhe individët në vend. Dorëzimi i padisë sot shënon një hap të ri në përpjekjet e këtij grupi për të kundërshtuar rritjen e çmimit të energjisë përmes mjeteve ligjore.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More